Kamionçina del nga rruga, humb jetën 37-vjeçari në Kukës

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Arrën, Kukës. Një shofer që drejtonte një kamionçinë ka humbur kontrollin e makinës dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet e tjera të aksidentit tragjik të 37 vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:50, njoftohemi se në fshatin Arrën, shtetasi D. D., 37 vjeç, banues në fshatin Arrën, duke drejtuar automjeti tip “Kamionçinë”, ka humbur kontrollin e automjetin dhe ka dal nga rruga,  dhe si pasojë ka gjetur vdekjen. Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *