Një aksident i rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Greqi, ku ka humbur jetën një shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në aksin Kiriaki-Livadhea, në afërsi të fshatit Analipsi, Viotia.
Mësohet se 53-vjeçari ka qenë duke drejtuar një kamion, teksa ka rënë në greminë. Shqiptari është rrëzuar në 60 metra në greminë me mjetin e tij.
I plagosur ka mbetur pasagjeri në mjet, shqiptari 56-vjeçar.
/Priza.al/