“Kampione të Kosovës” Rama ‘prezanton’ simbolet e reja të Forcave të Armatosura

Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me tre kampionet olimpike të Kosovës, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se tanimë, 3 kampionet janë edhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

“Me tre kampionet olimpike shqiptare, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, vajzat e mahnitshme të Kosovës dhe simbolet e reja të Forcave të Armatosura të Shqipërisë” – shkroi Rama në Facebook.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *