Kampioni i botës me Argjentinën i thotë ‘po’ Juventusit

Te Juventusi po mendojnë për merkaton e janarit dhe emri më i ri që i është shtuar listës është ai i Alexis Mac Allister. Mesfushori 24-vjeçar shkëlqeu në Botërorin e Katarit me Argjentinën ku u shpall edhe kampion bote dhe tashmë është në fokusin e shumë ekipeve të mëdha europiane.

Argjentinasi aktualisht aktivizohet në Premier League me Brighton, por e ardhmja e tij duket larg anglezëve. Ekipi kërkon të paktën 40 milionë euro për ta lënë të lirë.

‘Gazzetta dello Sport’ në Itali, bën me dije se mesfushori ia ka thënë “po” Juventusit dhe një kalim te “Zonja e Vjetër” është i shumëpritur për të.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *