Luiza Gega, kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, ka rezultuar e pastër në të gjitha testet e dopingut që ka zhvilluar. Lajmin e jep vetë kampionia shqiptare, e cila thotë se ka dalë e pastër.
Përgjigja, që erdhi dhe u bë zyrtara nga zyrat e Federatës Shqiptare të Atletikës është se Gega nuk ka përdorur substanca të ndaluara, ndaj edhe medalja e artë europiane i përket plotësisht asaj.
Gega kurorëzoi kështu me një medalje të artë një sezon të jashtëzakonshëm, ku ka dominuar kudo që ka garuar. “E pastër”, shkruan ajo dhe ndan foton e mëposhtme me ndjekësit në rrjetet sociale.