Kamza një ‘vatër’ incestesh? Brenda pak javësh, rasti i dytë. Arrestohet babai 43-vjeçar, ngacmonte seksualisht vajzën e tij të mitur  

Një tjetër rast ngacmimi seksual brenda familjes ka ndodhur në vend dhe këtë herë përsëri precedenti i rëndë ka qenë në një familje në bashkinë Kamëz.

Sipas informacioneve paraprake të dala nga policia, dyshohet se një baba 43-vjeçar, është ndaluar nga policia, pas denoncimit se ai mund të ketë ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur.

Edhe në këtë rast, Policia e Shtetit e cila “shquhet” për dhënie informacionesh të paplota dhe të pasakta (më qëllim ose jo…), ka bërë të dhëna vetëm inicialet e shtetasit të ndaluar që janë J.D, 43-vjeç, por asnjë detaj apo informacion se cili e ka ngritur akuzën ndaj babait të prezumuar fajtor dhe mbi ç’baza apo prova.

Deklarata e Policisë së Shtetit:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.5 (Kamëz) bënë ndalimin e shtetasit J.D., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë të rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”,- sipas policisë.

Kush e zbuloi rastin

Ka qenë psikologia e shkollës ajo e cila ka zbuluar rastin e abuzimit që babai në Kamëz kryente ndaj vajzës së tij. E mitura i ka rrëfyer psikologes rreth problemit të saj, pasi ajo ishte interesuar për shkak të sjelljeve që kishte ndryshuar vajza.

Sjellja e saj kishte rënë në sy dhe të stafit të shkollës dhe psikologes, ç’ka ka nxitur interesin për të zbuluar se çfarë i ka ndodhur.

Kjo ka bërë që 43-vjeçari me inicialet J.D., tashmë të përfundojë në pranga pas denoncimit për “Ngacmim seksual” ndaj vajzës së tij të mitur ngritur nga stafi pedagogjik i shkollës ku vajza mësonte.

Po në Kamëz, vetëm disa javë më parë, një 27-vjeçar u arrestua dhe sot ka dalë në gjykatë pasi dhunonte mizorisht vajzën e tij 6-vjeçare, e cila përfundoi në spital me dëmtime të mëdha.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *