Kanabizimi/ Korreshi: U mbyllën serat nga rritja e pesticideve, që të liheshin bosh për hahashin

Deputeti i PD-së Saimir Korreshi ka folur për paketën e rezistencës të vendosur nga qeveria ku thotë se me 30 mijë lekë të vjetra familjet shqiptare nuk hanë bukë.

Në fjalën e tij që ka mbajtur nga foltorja e Kuvendit, Korreshi preku me ironi rritjen e çmimeve dhe tha se janë bërë si valle popullore, tre hapa para e dy mbrapa, duke lënë të nënëkuptohet, se çmimet në vendin tonë nuk janë ulur.

Mes të tjerash ai i drejtoi një kërkesë specifike ministres Manastirliu, ku i kërkoi që të pajiste me klizma spitalin e Lushnjës, pasi nuk kishte.
Ndërsa në lidhje me legalizimin e hashashit Korreshi sërish me ironi tha se qenkan lënë bosh për të mbjellë kanabis.

Korreshi: Po të dëgjosh se çfarë flitet nga qeveria për arritjet galopante, do ishim si “Liza në botën e çudirave.” Elektorati kishte ca halle, një ndër këto ishte hashashi, rritja e çmimeve dhe fukarallëku.

Për hashashin nuk kishte dyshim se është mbjellë sa nuk është mbjellë ndonjëherë në të gjithë historinë, e tani gjetët mënyrën se si ta legalizoni sepse ndërkombëtarët ndoshta iu kanë prishur punë.

Po njerëzit një gjë kishin mirë, që të paktën na mpitë trutë që të harrojmë rritjen e çmimeve dhe fukarallëkun. Nuk e di ku jetoni që thoni keni bërë paketën e rezistencës, me 30 mijë lekë të vjetra familjet shqiptare nuk blejnë as bukë.
Rritja e çmimeve është bërë si vallja popullore tre hapa para dy mbrapa. Bëni sikur e ulni natën dhe e rrisni ditën.

Hashashi aty ka qenë, në çdo cep të Lushnjes pihet hashash.U mbyllën serat dhe u ngritën plehrat kimike, që të liheshin bosh për hahashin. Njerëzit hanë grosh 30 ditë, por nuk i ziejnë çdo ditë se harxhojnë energji, por i ziejnë në kazan dhe i mbajnë aty.

Ju keni bërë presion për atë 30 mijë lekë. Jemi kthyer prapë të buka e misrit me bukë gruri. Ço ndonjë klizmë te spitali i Lushnjes se mos i plas barku atje të sëmurëve, se nuk ka. Fukarallëku është ulur këmbëkryq.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *