Kanada/ Provinca e Kebekut gjobë të pavaksinuarve, rritet menjëherë numri i vaksinimeve

Provinca e Kebekut në Kanada vendos të penalizojë të pavaksinuarit me gjobë. Vendimi që u mor një ditë më parë sipas zyrtarëve të shtetit i shkon të pavaksinuarit si një barrë për sistemin shëndetësore ndaj ka vendosur që vlera e gjobë të jetë e konsiderueshme për ta, por një ditë pasi provinca kanadeze njoftoi se do të penalizojë financiarisht të pavaksinuarit, ministri i shëndetësisë i provincës tha se u shtua interesi i të pavaksinuarve për të marrë dozën e parë të vaksinës, duke e cilësuar këtë ngjarje si shumë inkurajuese.

Gjoba për të pavaksinuarit nuk do të zbatohet për ata me përjashtim mjekësor. Në një konferencë për COVID-19 të mërkurën, kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se ai do te shihte nëse ndëshkimi financiar në Quebec për të pavaksinuarit do te ishte një politikë e mirë, duke thënë se ai duhej të shihte detaje të mëtejshme.

Javën e kaluar, Quebec, ku jetojnë gati një e katërta e të gjithë kanadezëve, njoftoi se banorët do të duhet të vaksinohen për të blerë alkool ose kanabis. Dëshmia e vaksinimit kërkohet për të ngrënë në restorante, për të shkuar në palestër ose për të marrë pjesë në ngjarje sportive.

Zyrtarët e shëndetit publik thonë se shumica dërrmuese e pacientëve në spitalet e Quebec janë të pavaksinuar.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *