Kanadaja bllokon shitjen dhe blerjen e armëve

Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka vendosur një ngrirje mbarëkombëtare të shitjes, blerjes dhe transferimit të armëve.

Ngrirja e shitjes së pistoletës, e cila hyri në fuqi të premten, ndalon shitjet, blerjet dhe transferimet e tjera të armëve të dorës ndërmjet individëve. Për më tepër, asnjë pistoletë e huaj nuk mund të sillet në vend nga jashtë. Në parlament, ligjvënësit ende po debatojnë miratimin e një projektligji  i cili do të ishte një nga pjesët më të forta të legjislacionit për kontrollin e armëve në dekada.

“Kur njerëzit vriten, kur njerëzit lëndohen, udhëheqja e përgjegjshme kërkon që ne të veprojmë,” tha Trudeau, duke njoftuar masën e re.

“Kohët e fundit përsëri, ne kemi parë shumë shembuj të tragjedive të tmerrshme që përfshijnë armë zjarri.”

“Zvogëlimi i përhapjes së armëve është një shembull i rëndësishëm i masave të bazuara në prova që Kanadasë i duhen për të reduktuar dhunën me armë dhe për të shpëtuar jetë,” shprehen mjekwt kanadezw.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *