Kanadaja i vendos sankisone të dashurës së Vladimir Putin

Kanadaja i ka vendosur sot sanksione të dashurës së Vladimir Putin, ish-gjimnastes Alina Kabaeva, si dhe zyrtarëve të institucioneve të tjera ruse për luftën e Rusisë në Ukrainë, bën të ditur AFP.

Ministrja e Jashtme e Kanadasë Mélanie Joly tha sot se: “Ne synojmë bankat, oligarkët pranë regjimit të Putinit, nuk e di si ta quaj atë, partneren e tij”

Zyrtarët në Kanada pohuan se në sanksionet e reja janë përfshirë Banka Bujqësore Ruse, Investtradebank dhe dy firma të menaxhimit të fondeve

Sipas medieve të huaja, atyre do t’u ngrijnë asetet dhe do t’u ndalohet hyrja në Kanada.

Mediat kanë raportuar gjerësisht se Kabaeva dhe Putin janë të përfshirë në një lidhje romantike, ndonëse Putin e mohoi këtë gjë kur u raportua për herë të parë në vitin 2008.

Më hetët Kanadaja sanksionoi edhe dy vajzat e Putinit, Katerina Tikhonova dhe Maria Vorontsova.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *