Më datë 26 shtator 2021, në Gjermani do të mbahen zgjedhjet federale. Por kush do të jenë kandidatët të cilët mund të marrin postin e kancelarit të Gjermanisë?
Secila nga partitë e mëdha politike, ka propozuar kandidatët e tyre për postin e kancelares.
Tre liderit të cilët janë zyrtarisht në garë për zgjedhjet e ardhshme:
Annalena Baerbock, partia e gjelbërt
Armin Laschet, CDU/CSU
Olaf Scholz, partia e Social-Demokratëve
Më poshtë gjeni një përmbledhje të profileve të politikanëve, që mund të drejtojnë shtetin e Gjermanisë pas 16 vitesh.
Annalena Baerbock, Partia e Gjelbërt
Partia e Gjelbërt ka zgjedhur një lidere grua si figurë potenciale, e cila mund të zëvëndësoj Angela Merkel.
Ajo ka lindur në vitin 1980, i njëjti vit kur Partia e Gjelbërt është themeluar.
Annalena Baerbock ka studiuar në Hamburg në “London School of Economics” për Ligj Ndërkombëtar.
Pasi kandidoi pa sukses për të hyrë në Bundestag në 2009, Baerbock më në fund mori një vend në 2013; ajo shërbeu si zëdhënëse e politikës së Gjelbër për çështjen e klimës, dhe më vonë u bë bashkë-drejtuese e partisë.
Disavantazhi i saj më i madh është fakti që nuk ka eksperiencë drejtimi në nivelin ekzekutiv, dhe nuk ka qenë në krye të asnjë dikasteri lokal apo kombëtar.
Armin Laschet, CDU/CSU
Laschet është kandidati i bllokut konservator për kancelar në zgjedhjet e shtatorit. Kreu i Bashkimit Demokristian (CDU), ka një profil tipik konservator. Ai ka studiuar në universitetin e “Konrad Adenauer Stiftung”. Ai ka qenë i zgjedhur në nivele të ndryshme për shumë vite, duket përfshirë edhe një mandat si eurodeputet.
Ai e flet frëngjishten rrjedhshëm, dhe ka marrëdhënie të mira personale me presidentin francez Emmanuel Macron, një partneritet i domosdoshëm ky për BE-në, në rast se Laschet arrin të bëhet kancelar.
Olaf Scholz, partia e Social-Demokratëve
Olaf Scholz aktualisht mban postin e Ministrit të Financave dhe zv.kryeministër.
62-vjeçari Scholz ka filluar karrierën e tij në qytetin e Hamburg-ut, si avokat përfaqësues i sindikatave dhe kryetar bashkie. Partia e tij ka bashkëqeverisur me Merkel për më shumë se 8 vjet, dhe kjo mund të jetë një disavantazh i madh. Është e vështirë që të marri votën e të pakënaqurve dhe të frymëzojë votues të rinj. Për pasojë, mendohet se mundësitë e Scholz për t’u përzgjedhur kancelar, janë shumë të pakta, dhe me gjasa të Gjelbrit do të jenë partia e parë e së majtës në Bundestag.
Burimi i lajmit: DW. Përshtati Priza.al