Kancelari gjerman Olaf Scholz njoftoi se shteti gjerman ka ofruar një paketë shpëtimi për një nga importuesit më të mëdhenj të gazit në Gjermani, Uniper.
“Ishte e nevojshme të stabilizohej “Uniper”. Rreth 60 për qind e importeve të gazit kalonin nga ajo kompani,” tha Soltz në konferencën për shtyp. Scholz ndërpreu pushimet e tij për të njoftuar paketën e masave për të shpëtuar “Uniper”.
“Me pronarët dhe qeverinë finlandeze, që është në strukturën e pronësisë, ramë dakord për një zgjidhje, e cila parashikon të hyjmë në strukturën e pronësisë, me një pjesë prej 30 për qind. Ne do të blejmë aksione në vlerën 1.70 euro, që është nën çmimin e tregut.Do të vëmë në dispozicion bono hibride me vlerë totale deri në 7.7 miliardë euro”, shpjegoi Solz.
Pronarja mazhoritar e “Uniper”, kompania “Fortum” ka pranuar tashmë një paketë masash qeveritare, si duke hyrë në strukturën e pronësisë, ashtu edhe duke rritur limitin e kredisë për koncernin nga Dusseldorf.
“Uniper” furnizon me gaz në Gjermani shumë termocentrale të qyteteve, operatorë rajonalë dhe industri.
Meqenëse Gazprom reduktoi dërgesat e gazit, Uniper-it iu desh të kompensonte sasitë e munguara duke blerë në treg nga burime të tjera, me çmime shumë më të larta.
Për shkak të kësaj, “Uniper” filloi të funksionojë çdo ditë me humbje të mëdha.
Paketa e masave për të shpëtuar “Uniper” duhet ende të pranohet nga Komisioni Evropian dhe vetëm pas kësaj është e mundur të zbatohen të gjitha masat e planifikuara.