Kancelari gjerman Scholz në Ballkanin Perëndimor, por nuk përmendet Shqipëria

Kancelari gjerman Olaf Scholz do të nisë një udhëtim dy-ditor në Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari të premten më 10 qershor.

Në faqen zyrtare të Bundestagut (https://www.bundesregierung.de/breg-de/suche/zweitaegige-reise-von-bundeskanzler-scholz-auf-den-ëestlichen-balkan-nach-griechenland-und-bulgarien-2047522) bëhet me dije se ndalesat e para të planifikuara më 10 qershor janë Kosova dhe Serbia, më pas Maqedonia e Veriut, Bullgaria dhe Hungaria por në asnjë rresht nuk përmendet vizita e tij në Tiranë. Në Kosovë, ndër të tjera, në agjendë është edhe një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it.

Më pas, Kancelari Federal do të udhëtojë në Selanik me ftesë të kryeministrit grek Mitsotakis për një darkë me vendet e nismës rajonale “Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP)”.

Ndalesat e radhës në udhëtim sipas zëdhënësit të Scholz janë të nesërmen, më 11 qershor, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria.

Fokusi i udhëtimit do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe. Për më tepër, reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës do të jetë një temë qendrore.

Ishte deklaruar më herët se Olaf Scholz do të vizitonte Shqipërinë në muajin qershor fill pas mbledhjes së Këshillit të Europës.

Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova aspirojnë për anëtarësim në BE.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *