Kancelari Olaf Scholz ka mbërritur në Prishtinë dhe është pritur në aeroportin “Adem Jashari” nga kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga ambasadori gjerman Jorn Rhode.
Aeroplani me të cilin ka udhëtuar shefi i qeverisë gjermane ka ateruar në Prishtinë rreth orës 9:45 minuta.
Scholz do takohet me kryeministrin Albin Kurti në orën 10:45 në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.