Kancelari gjerman Scholz në konferencën e përbashkët me kryeministrin Rama bëri me dije lajmin se më 16 tetor Tirana do të mirëpresë samitin e radhës të Procesit të Berlinit.
“Jam i gëzuar që mirëpres kryeminsitrin Rama, ballkani Perëndimor dhe integrimit I tij janë shumë të rëndëishme për mua.
Ballkani perëndimor është pjesë e Evropës dhe pjesë e familjes europiane. Gëzohem që ti re dakord të ftosh në tetor samitin e ardhshmë të procest të Berlinit. Përgatitjet për këtë kanë filluar, më 16 16 tetor do të zhvillohet samiti për herë të parë në kryeqytetin e një shteti të Ballkanit Perëndimor” – u shpreh Scholz.
Sakaq Kryeministri i vendit Edi Rama u shpreh se është i lumtur që Tirana është zgjedhur si vendi për të zhvilluar këtë samit.
“Ne jemi mirënjohës, jo vetëm unë por të gjithë liderët e rajonit që këtë vit samiti i procesit të Berlinit spostohet në Rajon për herë të parë. Jam i lumtur që Tirana është zgjedhur si vend i zhvillimit të këtij samiti. Do të jetë një samit që do të vazhdojë thellimin procesit të trajtohej sigurisht bilancin e arritjeve të këtij procesi dhe objektivat për tu arritur më tutje si dhe do të fuqizoje bashkëpunimin në rajon edhe më shumë.
Bashkëpunimi rajonal është e vetmja rrugë që ne kemi dhe në këtë rrugë jemi me fat se Gjermania është një bashkudhëtar i vëmendshëm dhe i përfshirë drejtpërdrejt. Kemi diskutuar edhe për aspekte të jetës ekonomike për disa element të rëndësishëm të konvergjencës e standardeve të jetesës dhe domosdoshmërisë që BE të hedhë një lajm në funksion të fuqizimit të mekanizmave që do ta bëjnë këtë konvergjencë të realizueshme. Kemi folur edhe për procesin e Integrimit dhe kemi diskutuar sesi Gjermania mund të na ndihmojë edhe në angazhimin e burimeve njerëzore për gjithë atë makineri e duhet ngritur në funksion të përgatitjes së ligjeve.” – tha Rama.