Kancelarja Merkel: Gjermania do të strehojë 10 mijë afganë, po bashkëpunojmë me vendet në kufi…

Kancelarja Angela Merkel tha se Gjermania duhet të evakuojë urgjentisht deri në 10.000 njerëz nga Afganistani për të cilët ka përgjegjësi. Ajo paralajmëroi se pasojat nga konflikti do të zgjasin për një kohë shumë të gjatë.

“Ne jemi dëshmitarë të kohëve të vështira,”.Tani ne duhet të përqëndrohemi në misionin e shpëtimit”- tha Merkel.

Merkel tha se ata që kishin nevojë për evakuim përfshinin 2,500 punonjës mbështetës afganë, si dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, avokatë dhe të tjerë, të cilët qeveria i sheh si të rrezikuar nëse mbeten në vend, deri në 10,000.

Ajo tha gjithashtu se Berlini duhet të bashkëpunojë me vendet në kufi me Afganistanin për të mbështetur ata që ikin tani.

Gjermania hapi kufijtë e saj gjashtë vjet më parë për më shumë se një milion emigrantë, shumë prej tyre sirianë, duke ikur nga lufta dhe varfëria, një veprim i guximshëm që fitoi vlerësimet e Merkelit jashtë vendit, por që u tregua i diskutueshëm në vend dhe gërryente pozitën e partisë së saj.

Merkel, në pushtet që nga viti 2005, planifikon të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve federale të Gjermanisë më 26 shtator.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *