Tre kandidatët për çmimin e FIFA-s “Puskas”, vlerësimi për golin më të mirë të vitit 2022 janë Richarlison, Payet dhe Oleksy.
Braziliani është kandidat për golin e madh të shënuar me kombëtaren e tij ndaj Serbisë në Kupën e Botës. Nëse fitojnë, do të ishte çmimi i tretë për një lojtar të Tottenhham pas Erik Lamelës dhe Son.
Payet është në garë për gjuajtjen potente nga 25 metra duke e dërguar topin në trekëndësh në ndeshjen e Marseille kundër PAOK.
Në fund është Marcin Oleksy, një lojtar polak me aftësi të kufizuara, i cili luan me një këmbë dhe arriti të shënojë me një goditje të pabesueshme fluturimthi në një ndeshje futbolli mes lojtarëve pa njërën këmbë.