PD dhe PL kanë nënshkruar këtë të enjte marrëveshjen e bashkëpunimit për zgjedhjet vendore 2023.
Krerët opozitarë, Sali Berisha dhe Ilir Meta deklaruan se me këtë marrëveshje kërkojnë rrëzimin e qeverisë, pasi do të dalin me fitore.
Nga ana tjetër, deputeti Belind Këlliçi ka deklaruar se do të dorëzojë formularin për të garuar në procesin e primareve të PD-së.
“Jam gati të lë mandatin, sot hyj në Primare!”, tha ai për abc.