Dashamir Shehi, keu i LZHK-së ka qenë i ftuar në ABC, ku ka folur në lidhje Presidentin e ri të Republikës.
I pyetur se si u ndje pasi emri i tij ishte kandidat për president i propozuar nga Agron Duka, Shehi u shpreh se sa herë ka zgjedhje pë president, emri i tij lakohet, por nuk do të jetë ai.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Zoti Shehi si u ndiet kur Agron Duka propozoi emrin tuaj për President të Republikës?
Shehi: Emrin tim e kanë thënë përherë.
Xhokaxhi: Si ka mundësi që sa herë ka zgjedhje për president, lakohet emri juaj?
Shehi: Unë jam një personazh komod, këtyre që kanë pushtetin nuk ju vjen mirë. Unë e falënderoj zotin Duka, por zgjedhja e presidentit është një proces politik. Që nga viti 2008-të Presidenti i Shqipërisë është një njeri partie, deri dje ishin dy të PD-së, ndërsa herën e fundit ishte i PS-së dhe LSI-së. Unë them që kjo që ndodhi në 2008-n e zhveshi presidentit.
Xhokaxhi: Por nuk është zgjedhje e parëndësishme?
Shehi: Kjo është një gjë në dorë të Ramës. Ai njeriun e vet do vejë, por ta marrë seriozisht mos e bëj një lloj tallavaje, pasi do zhvlerësojë personazhin që do vëjë në krye.
Xhokaxhi: Duhen negociatat me opozitën?
Shehi: Edhe opozita duhet të tregojë seriozitetin e vet, duhet të kishte nxjerrë disa personazhe për të thënë se edhe ne i kemi ca burra, edhe pse do e zgjedhë Rama. Por edhe për tu thënë ndërkombëtarëve që ne po fillojmë një linjë institucionale. Por shumë gjëra varen nga PS, sepse nëse ata do e degjenerojnë procesin, opozita nuk duhet të merret fare.