Ilirjan Celibashi ka bërë me dije ditën e sotme se çfarë do të ndodhë me fletën e votimit nëse kandidatët tërhiqen nga gara për zgjedhjet e 14 majit.
Numri një i KQZ-së tha se nëse kandidatët tërhiqen tani emri i tyre nuk do të jetë në fletë. Por nëse kjo ndodh pasi lista të jetë miratuar dhe printuar, atëherë emri i kandidatëve do jetë i shkruar në fletën e votimit.
“Nëse tërhiqen, nuk do të jenë pjesëmarrës në garë. Nuk konsiderohet që është fleta bosh. Do jetë dikush tjetër nga subjektet e tjera, nëse tërhiqet njëri prej kandidatëve. S’do jetë në fletën e votimit, do të mungojë.
Përjashto rastin nëse kjo do të ndodhë mbasi është miratuar dhe printuar fleta e votimit, që nga pikëpamja teknike do jenë aty se s’kemi çfarë bëjmë. Nëse tërhiqen në këtë moment, emri i tyre s’do jetë në fletën e votimit” – u shpreh Celibashi.