Deputeti demokrat, Dashnor Sula, në mbledhjen e Kryesisë nga Enkelejd Aliebeaj, iu bashkua propozimit që blutë të dalin me kandidatët të përbashkët në zgjedhjet lokale. Ai propozoi mes të tjerash që të mandatohet një grup negocimi me palën e ish-kryeministrit Berisha.
“Mbështesim idenë e kandidatëve të përbashkët dhe e vlerësoj ftesën e Alibeaj.
Partia menjëherë pas zgjedhjeve të hyjë në proces zgjedhor në një afat kohor brenda 3 muajve pas ditës së zgjedhjeve të 14 majit.
Kryetari në detyrë të ndajë detyrën nga Kryetari grupit dhe një deputetë tjetër të drejtojë grupin parlamentar
Të mandatohet një grup negocimi me palën tjetër”, tha Sula.