Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti nga dëgjesa e Kamionit të Jashtëm, u shpreh se kandidatët për ambasador do duhet të kenë mik kryeministrin e vendit. Sakaq tha se Shqipëria ka ambasadorët me kohë më të gjatë që rrinë në një pozicion, teksa i krahasoi me vende si Somalia dhe Guanda.
“Duhet të jenë miq me kryeministrin që të shkojnë ambasador. Mund të ketë në një vend të Ballkanit preferenca politike, por nuk mund të lihet ministria e jashtme jashtë loje. Ndihem keq dhe më vjen keq për kolegët e ministrisë së jashtme. Ata janë të anashkaluar. Mirë do ishte që komisioni të ishte kritik. Shkëmbimi i vendeve, të gjithë ambasadat flasin gjuhën gjermane. Shqipëria ka ambasadorët me kohë më të gjatë që rrinë në një pozicion, si në Somali, Guanda etj. Ambasadori duhet të jetë si kryeministri apo presidenti i vendit këtu. Ke frikë ti pyesësh për kufijtë dhe pyetje të tilla pasi nuk dinë të përgjigjen”, u shpreh Alizoti.