Kandidati i dytë i PD për Korçën/ Alibeaj konfirmon Gjergji Gjatën që garoi në primaret e Berishës

Mjeku Gjergji Gjata, kandidati i “Primareve” që kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi vitin e kaluar, do të garojë për bashkinë e Korçës si kandidat i grupimit të deputetit Enkelejd Alibeaj. Gjata është “ofruar” që të kandidojë për Alibeajn dhe sot ai është konfirmuar.

Gjata u fut në garën e primareve në Korçë, por nuk arriti të fitonte. Ai siguroi vetëm 426 vota, ndërsa Ledina Alolli që u shpall fituese me 628 vota. Aliolli ka qenë deputete e Partisë Demokratike në periudhën 2009-2013.

Sakaq, Partia Socialiste ende nuk ka konfirmuar nëse do të rikandidojë Sotiraq Filon për bashkinë e Korçës apo do të zgjedhë një emër të ri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *