Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” denoncon rivalin për bashkinë e Rrogozhinës

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Rrogozhinës ka publikuar një denoncim për rivalin e tij Edison Memolla. Në rrjetin e tij social, Shkëlqim Hoxha ka publikuar një letër ku njoftohet një takim i kryebashkiakut me përfituesit e granteve të rindërtimit pas tërmetit të vitit 2019.

Hoxha shkruan se pushtetarët kujtohet sot që kanë nevojë për vota për të mbaruar ato punime dhe ato shtëpi që duhet të merrnin drejtim dhe zgjidhje dy vite më parë.

“Kujtohen pikërisht sot që shohin se kanë nevojë për vota, për ato punime dhe ato shtëpi që është dashur ti japin drejtim e zgjidhje 2 vite më parë! Voto për një Bashki të paanshme dhe transparente, voto për ndryshimin! Voto numrin”, shkruan ai.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *