Kandidati i Partisë Demokratike për Primaret në bashkinë Kamëz, Shemsi Prençi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me procesin teksa ka njoftuar daljen e tij nga gara.
Sipas tij “socialistët kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa demokratëve ju shkruhet me dorë emri”, teksa ka postuar dhe një fotografi se si duket lista e shkruar me dorë.
Prençi shkroi në Facebook se në këto kushte është i detyruar të mos e njohë procesin dhe t’i kërkojë PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastrukturës zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike.
“Modeli i votimit ne Primaret e PD Kamez!
Socialistat kanë emrin në listën e miratuar nga Kryesia e PD Kamëz, ndërsa Demokratëve ju shkruhet me dorë emri.
Në këto kushte jam i detyruar të mos e njoh procesin dhe ti kërkoj PDSH një proces të dytë, duke i dhënë kohë konsolidimit të infrastruktures zgjedhore në Primaret e Partisë Demokratike”, shkroi Prençi.