Kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha deklaroi se bizneset në këtë bashki po shantazhohen për të votuar për Partinë Socialiste. Ai i kërkoi kundërshtarit politik të heqë dorë nga këto metdoda banditeske.
“Kryebashkiaku në ikje, person i cili përfaqëson bandat e Vorës, pasi përdori administratën e bashkisë Vorë për kërcënim të qytetarëve, pasi po shantazhon dhe kërcënon familjet e prekura nga tërmeti në këmbim të votës, ka nxjerrë në rrugë familjarët e tij, të cilët po kërcënojnë bizneset ne bashkinë Vorë. Ne kemi të dhëna dhe prova se familjarët e tij po sillen si banda kriminale, duke shantazhuar bizneset të cilat me mund e me djersë nxjerrin bukën e gojës. Pasi për katër vite në Vorë nuk bënë asgjë për të ndihmuar bizneset dhe po i cojnë ato në prag falimentimi, tani i kërcënojnë më mbyllje vetëm e vetëm për interesat e tyre politike. I bëj thirrje kryebashkiakut, përfaqësuesit të krimit në Vorë, të ndalojë menjëherë këtë sjellje prej banditi dhe të tërheqë familjarët e tij nga këto veprime të cilat përbëjnë vepra penale dhe për të cilat i siguroj se do të mbajnë përgjegjësi ligjore”, tha ai.