Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga koalicioni “BASHKË FITOJMË” braktis listën dhe bashkohet me PS.
Magrip Gjika, pjesë e listës së këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës njëkohësisht në forume të larta drejtuese të FR të PD-së Berishës, ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar PS.
Gjika ka dalë sot në fushatë hapur për PS dhe kandidatin socialist për Bashkinë e Gjirokastrës, Flamur Golemi.