Kandidati që do të sfidojë Berishën për kreun e PD/ Ibsen Elezi kërkon shtyrjen e datës për zgjedhjen e kryetarit

Kundërshtari që do të jetë përballë Sali Berishës në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka bërë një kërkesë për shtyrjen e zgjedhjeve të cilat janë parashikuar të zhvillohen në datën 22 maj.

Ai thotë se ka vërtetuar një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore, pasi asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces.

“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD. Është konstatuar nga ana ime që nuk është ngritur komisioni i Apelimit. Ky komision është i vetmi organ që garanton mbarëvajtn e procesit sipas normave statutore”, tha Elezi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *