Kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla ka folur këtë të hënë për presidentin, duke theksuar edhe njëherë se PS nuk do votojë apo miratojë asnjë shkresë t firmosur nga kreu i PD-së, Sali Berisha.
Balla tha se kjo është arsyeja se pse kandidatura e Simon Mirakës si antar në dojen e ish-Sigurimit të Shtetit nuk u morr në konsideratë.
“Më lejoni të sqaroj një element që u krijua një zhurmë apo stuhi në gotë lidhur me një procedurë të ndjekur nga Komisioni i Ligjeve. Sa i përket kandidaturës së zotit Simon Miraka. Ne kemi votuar zotin Miraka disa vite më parë kur ai është zgjedhur disa vite më parë. Ai garon për një mandate të dytë. Ne kemi konstatuar se në deputetët që kanë propozuar kandidaturën e tij është përfshirë katrani me bojë dhe si i tillë e ka bërë pis emrin e tij.
Për ne është e pamundur që zoti Miraka të marrë mbështetjen tonë në Kuvendin e Shqipërisë. Për sa kohë që në një dokument shfaqet firma e katranit me bojë, kështu që në këtë aspekt. I kërkoj zotit Miraka që nëse vjen në një listë të re pa atë do ta konsiderojmë. Mendoj se është në nderin e zotit Miraka që mos ta bëjë pis emrin e vetë që një propozues është njësoj si sigurimi i shtetit. Edhe firmëtari i zotit Miraka këto të dyja ka si Sigurimi i Shtetit. Ne po ndihmojmë zotin Miraka që të mos bëhet pis”, tha ai.