Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka dalë kundër koalicionit me Ilir Metën.
I ftuar në një emision, Bardhi e ka bërë të qartë se nuk do votojë kurrë për ilir Metën, ndërsa i ka dhënë një goditje të fortë edhe Belind Këlliçit.
“Së pari e kam thënë do mbështetes çdo kandidat të PD. Por ti nuk më thua dot që kandidatin e kam nxjerrë unë dhe t’i do vish ta mbështesësh si dele. Me çfarë logo do dalin? Unë nuk e votoj partinë e Ilir Metës. Po e them këtu live. Ilir Meta sa herë ka marrë pushtet nga demokratët, mbas 2 viteve ia ka marrë dhe ia ka dërguar në prehër Edi Ramës. Jo Belind Këlliçi të jetë kandidat, po çdo koleg i nderuar. A mund të jetë Këlliçi kandidat i PD? Po, nëse është Ilir Metës… A duhet të ndërtohet një proces për një kandidat? Unë mendoj që po. Nëse ai do të kandidojë unë marr gjithë përgjegjësinë dhe të garantojë që ai të garojë për PD-në. Ia vendos unë në dispozicion”, tha Bardhi.