Gafa e kreut të CDU-së, Armin Laschet kandidat për postin e kancelarit në zgjedhjet parlamentare në Gjermani po bën xhiron e rrjetit. Sipas gazetës Bild, ai ka palosur fletën e votimit prapa gjë e cila ka bërë që vota e tij të duket, siç shihet në imazhet e publikuara.
Sidoqoftë, zyra federale zgjedhore e ka bërë të qartë se vota e Laschet është e vlefshme.
“Një politikan i mirënjohur në nivel federal votoi sipas pritshmërive për partinë e tij. Vota e zbuluar e tij nuk mund të ndikojë në zgjedhje” shkruhet në Twitter.
Kujtojmë se fitues nga këto zgjedhje dolën Social Demokratët (SPD) para partisë konservatore të kancelares në largim Angela Merkel.
/Priza.al/