Kanë 2 vite që nuk flasin, motrat në sherr për përkujdesin ndaj nënës së tyre të ndjerë: Të më japë 10 milionë lekë!

Dy motra janë futur në sherr me njëra-tjetrën për detyrimet e pashlyera për përkujdesin e nënës së tyre të ndjerë. Sot Valbona dhe Eglantina janë përballur në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ku ato shpjegojnë edhe arsyet se pse prej dy vitesh nuk flasin.

Valbona ka qenë ajo që është kujdesur për nënën e sëmurë, ndërsa Eglantina nuk e ka ndihmuar financiarisht dhe as nuk ia ka dhënë pjesën e saj të detyrimit pas vdekjes së mamasë. Eglantina aktualisht jeton në Angli dhe thotë se nuk ka mundësi ta ndihmojë.

Valbona i thotë Eglantinës se i detyrohet 10 milionë Lekë për shpenzimet që ajo ka bërë ndaj nënës së tyre.

Valbona: Unë këtë zonjën e kam thirrur, zonja Eni, në 14 Mars 2015, nëna m’u sëmur, i ra paralizë. Erdhi nga Italia, diskutuam me njëra-tjetrën.

Eni Çobani: Se në atë kohë ka qenë në Itali pra.

Valbona: Po, në Itali. Erdhi, diskutuam se nëna donte njeri për ta mbajtur, donte shumë shpenzime, më tha “po, motër, do të përgjigjem, sa duhen të miat, do të përgjigjem”. Ajo nuk është përgjigjur dhe sot që flas këtu.

Eni Çobani: Që në ’15?

Valbona: Që në ’15 e sot që flas këtu, ajo nuk më është përgjigjur.

Eglantina: Po mirë moj motër, unë çfarë mund të bëja? Se s’doja unë të kontribuoja për nënën?

Valbona: Doje ti, por çfarë të them unë? Edhe unë kam familjen time, kam shtëpinë time, kam fëmijët e mi.

Eglantina: Kush është ajo vajzë që nuk do të kontribuojë?

Nëna e vajzave ka qenë 7 vite e paralizuar dhe ka ndërruar jetë prej një viti e gjysmë. Valbona tregon se ishte ajo që e mori nënën e saj nga vendlindja në Roskovec për në Vlorë, në mënyrë që t’i ofronte më shumë kujdes spitalor.

Valbona: Kam dy vjet që nuk flas me motrën vetëm për këtë çështje.

Eglantina: Ti e di shumë mirë moj motër që mua më kanë vjedhur moj motër, më kanë pirë gjakun moj motër!

Valbona: Ç’më duhet mua? Po pse ta pinë ty gjakun, duhet të më pish ti mua gjakun?

*****

Eni Çobani: Ke bërë ndonjë llogari ti për këtë motrën sot?

Valbona: Zonja Eni, ajo me kënaqësi 10 milionë, me dashuri të madhe të më japë ato 10 milionë. Me kënaqësi të madhe.

Eglantina: Po nuk kam moj motër.

Eni Çobani: Aq vete.

Teksa dy motrat vijojnë të debatojnë, Eni Çobani nis t’i rendisë Eglantinës të gjitha shërbimet që i janë nevojitur nënës së tyre. Eglantina thotë se gjendet në vështirësi sepse është mashtruar nga njerëzit e bashkëshortit.

Eni Çobani: 7 vjet e paralizuar, e kupton ti apo jo? Me një grua që i ka vënë zonja, se unë i këto detaje, me mjekun që i shkonte, me ushqimin, me ndërrimin, me bebelinat, me gjërat… po të lutem tani! Zonjë, të lutem, nuk e di nëse ke jetuar ndonjëherë me mosha të treta, që të jetosh me moshë të tretë duhet të bësh llogaritë mirë.

Eglantina: Ti i di shumë mirë vuajtjet e mia! Që mua Alketa Çepele më la pa shtëpi moj motër! Gazmend Çepele më ka lënë pa shtëpi moj motër!

Valbona: Unë dua të miat, ti thua Alketa. Ç’më intereson mua Alketa? Ah, për Alketën paske patur ti?

Eglantina: Kam kërkuar paqe.

Valbona: Për Alketën paske patur t’i blesh shtëpi dhe për nënën tënde s’paske patur për një punëtore dhe një bebelinë? Më fal se po flas, kurse Alketës i paske bërë shtëpi ti ndërsa për nënën tënde s’ke patur të dërgosh?

Eglantina: Po çfarë të bëj moj motër?/TvKlan

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *