“Kanë bërë gabime trashanike”/ Salsano dhe Lori akuzojnë jurinë e “DWTS”

Së fundmi, Salsano Rapi dhe Lori Bala ishin të ftuar në një intervistë, ku folën për rrugëtimin në spektaklin e kërcimit “DWTS”, të cilin aktori e konsideroi një eksperiencë të mrekullueshme.

“E kam shijuar por jam lodhur shumë. Nuk e dija që do ishte një stërmundim kaq i madh. Të them të drejtën me Lorin kam pasur debate me tone të ngritura, deri në largim nga dhoma e provave. Unë nuk pretendoja të fitoja DWTS, edhe pse disa zëra më shihnin mua si fitues, pasi në këto formate fitues nuk është gjithmonë vetëm ai që kërcen më bukur. Jam i kënaqur që nuk isha në finale, sepse do bëja 3 kërcime të tjera”– tha Salsano në “Ftesë në 5”.

Gjithashtu, Salsano tregoi se juria ka bërë gjykime të gabuara.

“Nuk e di pse juria nuk e vlerësoi rumba-n në gjysmëfinale. Mendoj që një nga gabimet e jurisë me mua ishte vlerësimi për atë kërcim. Duke hyrë në elementë teknikë, Lori të thotë diçka tjetër, juria të thotë diçka komplet tjetër. Prandaj fillon dyshon në vlerësimin që të ka bërë juria. Juria ka bërë gabime, ndonjëherë edhe trashanike”– shtoi aktori i humorit.

Ai u mbështet edhe nga balerina Lori Bala, e cila u shpreh se: “Ndonjëherë kritikat e jurisë nuk përputheshin me atë unë shikoja të nesërmen. Më vjen keq sepse kemi punuar shumë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *