Pasi shumica e institucioneve publike kanë rënë pre e sulmit kibernetiktë një grupi hakërash të quajtur “Homeland Justice”, këtë të fundit kanë filluar me publikimin e dokumenteve sekrete që iu kanë rënë në dorë.
Gjatë ditës së sotme, ky grup ka bëtë publike 578 dokumenten nga e-maili i ambasadave të Shqipërisë në Shkup, Athinë dhe Moskë. Ndërkohë ditë më parë u publikuan edhe e-mail që i kishin mbërritur kryemistrit Edi Rama.
Gjithashtu “Homeland Justice”, ka paralajmëruar ditën e do të bëhen publike materiale me përmbajtje që nxjerrin në pah skandale të qeverisë shqiptare, që lidhen me korrupsionin.
“E mërkurë: Qeveria e Shqipërisë bën gjithçka që korrupsioni i tyre të mos ekspozohet. Së shpejti do të jeni dëshmitarë të surprizave të jashtëzakonshme nga ana jonë…”, thuhet në njoftimin që është shoqëruar me një timetable.