Ronaldo Nazario, një nga legjendat më të mëdha të futbollit, bëri debutimin e tij për Real Madridin më 6 tetor 2002, saktësisht 20 vjet më parë.
Atë mbrëmje, “ajka” në xhiron e pestë të La Ligës priti Alaves, për të cilin në atë kohë luanin Abelardo, trajneri aktual i Sporting Gijon dhe Ivan Alonso, legjenda e Alaves. Ndeshja përfundoi 5-2 në favor të Madridit, me Vicente del Bosque që futi Ronaldon në fushë në minutën e 62-të duke zëvendësuar Portillo. Brazilianit iu desh një minutë për të shënuar golin e parë dhe një çerek ore më vonë, të dytin.
Ky ishte një debutim premtues për Ronaldon, por karriera e tij në Madrid nuk mund të kurorëzohej me një fitore në Champions League