Kreu i SPAK Arben Kraja ka reaguar në lidhje me lajmin se prokurorët dhe gjyqtarët po kërcënohen.
Në një deklaratë për mediat, Kraja konfirmoi presionin që po bëhet ndaj anëtarëve të GJKKO-së ku shtoi se e gjitha po bëhet për shkak të çështjeve të vështira që po trajtohen.
Sakaq shtoi se shumë prokurorë dhe gjyqtarë janë marrë në mbrojtje nga policia.
Pyetje: Keni nisur ndonjë hetim në lidhje me informacione që po qarkullojnë se anëtarët e GJKKO ndihen të kërcënuar nga vendimet?
Kraja: Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla.