Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet dhe duhet të bashkohen me aleancën sa më shpejt, ka deklaruar dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stotlenberg në Stamboll.
Sipas kreut të NATO-s këto dy vende mirëpriten si anëtare të plota në Aleancën Euroatlantike.
“Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur kushtet. Mendoj se ka ardhur koha për t’i bërë pjesë ata anëtarë të plotë të aleancës. I mirëpresim të dyja vendet si anëtarë të plotë të NATO”, tha Stlotenberg.
Stoltenberg pritet të bisedojë sot me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bllokon hyrjen e dy vendeve nordike në Aleancë, duke i akuzuar për mbrojtjen.