Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin Sajmir Karoshi, i cili akuzohet për një grabitje në Kamëz. Karoshi u arrestua nga policia dy ditë më parë pasi dyshohet se bashkë me një person tjetër hynë në një pikë servisi automjetesh dhe i morën nën kërcënimin e armës orën e dorës dhe disa bizhuteri një personi.
Për ngjarje u shpall në kërkim Qatip Hoxha, nipi i Ruzhdi Hoxhës, i vrarë dhe i groposur në Malin me Gropa në vitin 2021.
Vetë 35-vjeçari ka deklaruar se ka qëndruar vetëm në makinë. Sipas prokurorisë autorët u zbuluan nga një kamera sigurie që fiksoi makinën.
Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.