Një 58 vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës, pasi kanosi me armë zjarri bashkëfshatatin e tij në Panaja pas një konflikti për pronën.
Në pranga ka rënë Arbën Stafa i cili pas konfliktit për motive pronësie me 58 vjeçarin N.H, e ka kërcënuar këtë të fundit me armë zjarri pistoletë.
Policia ndërhyri për të ndaluar përshkallëzimin e konfliktit ndërsa në cilësinë e proës materiale u sekuestrua arma e zjarrit dhe një sasi fishekësh
Njoftimi i plotë:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Selevec”. Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.
Vihet në pranga një 58-vjeçar që kanosi me armë zjarri pistoletë, bashkëfshatarin e tij, pas një konflikti për motive pronësie, në fshatin Panaja. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit për një konflikt me armë zjarri, në fshatin Panaja, në vendin e quajtur “Selevec”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Selevec”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit.
Në kuadër të këtij operacioni, falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– A. S., 58 vjeç, banues në fshati Oshtimë, Vlorë.
Shtetasi A. S., gjatë një konflikti për motive pronësie, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin N. H., 58 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë.