Shtetasi Julian Xhima ka rënë në prangat e policisë pasi ka kanosur familjarët e tij me armë zjarri tip kallashnikov. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 41-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Misto Mame” në Tiranë. Falë ndërhyrjes së shpejtë të bluve është bërë i mundur parandalimi i krimit në familje.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Afternoon”.
Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet një ngjarje kriminale në familje. Vihet në pranga 41-vjeçari që kanosi me armë zjarri, familjarët e tij.
Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit për një shtetas që kishte kanosur me armë zjarri, familjarët e tij, në lagjen “Misto Mame”, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Afternoon”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
– J. Xh., 41 vjeç, banues në Kombinat.
Shtetasi J. Xh., mbrëmjen e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur familjarët e tij, me armë zjarri (kallashnikov), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna nga grupi hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.