Një 29-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se kanosi një shtetas për motive të dobëta. I riu me inicialet H.D., rezulton me precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit të banesës, blutë gjetën dhe sekuestruan 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krehër kallashnikovi.
Njoftimi i policisë:
Kanosi një shtetas për motive të dobëta, shpallet në kërkim 29-vjeçari. 29-vjeçari më precedent të theksuar kriminal, i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjen dhe sekuestron 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit në rrugë operative se në një lokal në qytetin e Burrelit, një shtetas me precedent të theksuar kriminal kanoste një shtetas tjetër për motive të dobëta, menjëherë kanë shkuar në adresën e marrë. Shtetasi H.D., porsa ka parë shërbimet e policisë ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 12 targa automjetesh (2 prej të cilave me mbishkrimin “Policia”, 4 targa të huaja dhe 6 targa shqiptare), një fenelinë, një rrip multifunksional si ata të policisë dhe 1 krëhër kallashnikovi.
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Mat, në përfundim të veprimeve të para hetimore kanë shpallur në kërkim shtetasin H.D., 29-vjeç, banues në Burrel.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit H.D., si dhe të personave të tjerë që shoqëronin këtë shtetas, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhënat e tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.