Sipas Mirror, Arsenali ka rindezur interesin për nënshkrimin e N’Golo Kante nga Chelsea.
Topçinjtë po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre dhe e kanë identifikuar mesfushorin francez si një opsion të mundshëm.
Chelsea ka nënshkruar një mori lojtarësh në dritaret e mëparshme të transferimeve dhe si rrjedhojë Kante mund ta ketë të vështirë të gjejë një vend në njëmbëdhjetëshen sezonin e ardhshëm të Bluve dhe mund të joshet për një lëvizje në Emirates Stadium.