Kanye West ‘dështon’ në dashuri? Ai dhe Irina nuk janë më bashkë

Kanye West dhe Irina Shayk për muaj me rradhë ‘rrëmbyen’ vëmendjen e mediave rozë për romancën e tyre, por mesa duket jo çdo gjë zgjat përgjithmonë.

Burime të sigurta për ‘Page Six’ kanë treguar se reperi i ka kërkuar modeles që të shkonte në Paris për një shfaqje mode me të, por ajo e ka refuzuar për shkak se e shikon atë vetëm si një shok dhe se lajmet e bujshme për lidhjen e tyre e kanë bezdisur.

“Ajo e pëlqen atë si një mik, por nuk dëshiron një marrëdhënie me të.

Ajo nuk dëshiron lajme në shtyp se mes tyre ka një romancë, gjë që do të kishte ndodhur nëse do të shkonte në Paris me të. Do të kishte pasur edhe një muaj tjetër lajme që flisin për lidhjen e tyre”, është shprehur burimi.

Sipas ‘TMZ’ dyshja ka qenë në një lidhje që në muajin mars dhe romanca e tyre nisi nga takimi në ceremonië përkujtimore për DMX.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *