Kanye West shënoi paraqitjen e parë ne tapetin e kuq me të dashurën e re, Julia Fox në kuadër të javës së modës në Paris. Reperi dhe aktorja e ndoqën së bashku sfilatën e markës ‘Kenzo’, e cila shënoi debutimin e japonezit Nigo si drejtori i ri kreativ i kësaj marke të njohur të modës.
Çifti i ri dhe i përfolur i showbizit rrëmbeu vëmendje të madhe në këtë ngjarje. Ata u shfaqën të kombinuar mirë me njëri tjetrin dhe veshja e tyre u komentua shumë në mediat e ndryshme.
Aktorja e filmit ‘Uncut Gems’, së fundmi foli për vëmendjen që ka marrë qe kur ka filluar lidhjen romantike me Westin, ku shumë njerëz e kishin akuzuar se ajo po e shfrytëzon reperin për famë dhe pasurinë e tij.
Kanye duket se po kujdeset që ta prezantojë Julian me disa prej yjeve më të njohur të showbizit. Së fundmi, e dashura e re e shoqëroi reperin në një ngjarje private në Los Angeles ku të pranishëm ishin, Madonna, Floyd Mayweather, Antonio Brown dhe Evan Ross. Ye dhe Fox u takuan në dhjetor të vitit 2021, pothuajse një vit pasi ylli televiziv, Kim Kardashian bëri kërkesë për shkurorëzim nga reperi.
/Priza.al/