Reperi Kanye West ka ende shpresë që do të rikthehet me Kim Kardashian. Mediat e huaja shkruajnë se në një intervistë të fundit reperi ka theksuar se në një mënyrë apo një tjetër i duhet të kthehet në shtëpi pranë fëmijëve të tij.
West si rallë here ka folur për martesën me Kim dhe ka theksuar duke iu drejtuar dy mediave që transmetojnë ‘Keping Up With the Kardashians’, se nuk do i lejonte “që të shkruanin historinë e familjes së tij”.
“Gjatë kësaj marrëdhënie ne kemi bërë gabime, unë kam bërë gabime. Kam bërë publikisht gjëra që nuk janë të pranueshme si bashkëshort, por jam këtu për ta ndryshuar këtë histori”,- u shpreh Kanye West.
Reperi ka treguar përkushtimin për katër fëmijët e tij dhe dëshiron shumë të jetë afër tyre.
“Unë duhet të jem pranë fëmijëve të mi sa më shumë që të jetë e mundur. Por bëj gjithçka për të qenë pranë tyre”, -tha ai.
“Nëse armiku mund ta ndajë Kimye-n, do të ketë miliona familje që mendojnë se ndarja është në rregull. Por kur Zoti të na bashkojë, do të ketë miliona familje që do të ndikohen dhe do kuptojnë se mund të kapërcejnë ndarjen, traumën e djallit që përdoret për të kapitalizuar dhe për t’i mbajtur njerëzit në mjerim, ndërsa njerëzit shkelin njerëzit e pastrehë për të shkuar në dyqanin Gucci.”- përfundoi West.
Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga reperi Kanye West në shkurt pas gjashtë vitesh martesë. Ai fillimisht shprehu dëshirën e tij për t’i dhënë një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre gjatë një interviste në “Drink Champs” të Revolt, ë 5 nëntor.
/Priza.al/