Kanye West vendos foto profili njërën prej anëtareve të familjes Kardashian dhe jo, nuk është Kim

Tentativat e Kanye West për t’u rikthyer me Kim Kardashian nuk kanë kursyer as ish-vjehrrën e tij, Kris Jenner. Nëse do t’i hidhni një sy profilit në rrjetin social ‘Instagram’ të reperit, do të shikoni që ai ka vendosur si foto profili mamanë e Kimit.

Jo vetëm kaq. Kanye i ka kushtuar edhe një story ku shkruan: “E postova Kris me mendimin e paqes dhe respektit. Le ta ndryshojmë historinë.”

Autori i hitit “Gold Digger” ndiqet nga më shumë se 17 milion ndjekës në ‘Instagram’. Kjo lëvizje e West vjen pas dedikimit që i bëri pronares së “Skims” tre ditë më parë ku e cilësoi si “mbretëreshën e tij”.

Teksa i shprehnte ngushëllimet e tij Britanisë së Madhe për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth II, Kanye shkruante se e kuptonte si ndihen, pasi edhe ai ndodhet në të njëjtën situatë. “Londër, e di si ndihesh. Edhe unë e kam humbur mbretëreshën time,”- duke iu referuar kështu yllit të “The Kardashians”.

Kujtojmë që prej disa ditësh, West po përflitet për një romancë me modelen Candice Swanepoel. Ndonëse asnjëra nga palët nuk ka deklaruar diçka zyrtare, postimet e tyre në Instagram iu japin zë thashethemeve që ekzistojnë.

Sakaq Kardashian, bëri kërkesë për divorc nga West, në shkurt të vitit 2021 pas gati shtatë vitesh martesë. Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë: North 9 vjeç, Saint 6 vjeç, Chicago 4 vjeç, dhe Psalm 3 vjeç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *