Seanca parlamentare e ditës së sotme është ndërprerë sërish pasi deputetët e Partisë Demokratike kanë bllokuar foltoren.
Deputetja e Partisë Socialiste Antoneta Dhima ka marrë fjalëne saj dhe ndryshe nga kolegët e tjerë tv pozitës ka kërkuar të përdorë foltoren e cila është bllokuar nga disa prej deputetëve demokratë. Këta të fundit nuk kanë lejuar Dhimën të përdorë foltoren.
Deputetët e pranishëm kanë krijuar zhurmë e kaos, teksa drejtuesja e seancës Ermonela Felaj ka ndërprerë punimet e Parlamentit për 10 minuta.