Në seancën e sotme parlamentare kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, ka hedhur për votim ndërprerjen e diskutimeve, i cili u miratua. Seanca plenare kaloi me prezantimin e projektligjeve, por deputetët e opozitës kanë krijuar rrëmujë. Ministrat kanë prezantuar shkurtimisht projektligjet e tyre.
Sakaq, si pasojë e bllokimit të foltores, deputeti opozitar Gazment Bardhi është përjashtuar nga Kuvendi.
Kryetarja Lindita Nikolla i ka tërhequr vëmendje deputetit të PD-së Bledion Nallbatit, pasi ky i fundit i ka rënë bilbilit gjatë seancës plenare. Edhe Gazment Bardhi dhe Sajmir Korreshi bënë zhurmë duke i rënë bilbilit. Deputetët e Partisë Demokratike kanë goditur tavolinat me grushte dhe bidona uji.
Megjithatë deputetët e mazhorancës kanë vijuar miratimin e projektligjeve.