Stadiumi ‘Air Albania’ mirëpret ditën e mërkurë ndeshjen mes Romës dhe Feynoord, e vlefshme për finalen e Conference League.
Ashtu siç pritej, trazirat nuk kanë munguar dhe kanë filluar që një ditë para.
Siç shihet edhe nga pamjet, huliganët e Romës, të ndodhur pranë qendrës, kanë filluar të gjuajnë me shishe qelqi dhe plastike. Kjo ka krijuar një situatë të pakëndshme dhe për të qetësuar situatën, ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë.