Temperaturat e larta ka bërë që qytetarët të dynden drejt vendeve bregdetare.
Vlora ditën e sotme është paralizuar për shkak të pushuesve. Akset në të cilat ka trafik të rënduar janë Lungomare, Transballkanike, ndërsa aksi më problematik mbetet ai Vlorë-Orikum nga zona e Ujit të Ftohtë deri pranë Radhimës.
Kjo ka krijuar radhë të automjeteve, e cila shkon me km të tëra në gjatësi. Teksa për të përshkruar këtë aks rrugor të duhen më tepër se dy orë.
Policia Rrugore dhe ajo e Rendit janë dorëzuar përballë këtij fakti, pasi ndërhyrja e tyre e pamjaftueshme për të zhbllokuar trafikun dhe orientuar pushuesit.
Bye-Passi i Vlorës mbetet jashtë funksionit deri në korrik, ndërsa për ironi të fatit trafiku në Vlorë vjen pikërisht në ditën pa makina.